Qeveria e Kosovës ka zgjedhur t’i përgjigjet me heshtje vendimit të kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Jugut, Goran Rakiq për ndërprerjen e punimeve në urën e Ibrit dhe sheshin “Mbreti Petar” në veri të Mitrovicës.
Pretekst për ndërprerjen e punimeve në katër vjetorin e arritjes së “Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve” mes Kosovës dhe Serbisë u përdorën disa incidente të ndodhura në Mitrovicë, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI fundit ishte të mërkurën, kur persona të panjohur sulmuan një serb me ç’rast viktima pësoi lëndime të lehta trupore.
Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka kërkuar që për ndaljen e punimeve t’i drejtohemi Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, si palë nënshkruese për realizimin e projektit me Komunën e Mitrovicës së Veriut.
Por Ministria e Ambientit, sikurse edhe Zyra e kryeministrit nuk kanë janë përgjigjur në pyetjet e gazetës. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.