Qeverisja e Haradinajt, e cila pritet të marrë nesër votëbesimin e Kuvendit të Kosovës, pas koalicionit mes PAN-it dhe AKR-së bashkë me minoritetet, thotë se do të angazhohet që të kontribuojë në zvogëlimin e numrit të familjeve me asistencë sociale.
E këtë mëton ta bëjë përmes politikave të punësimit, krijimin e marrëdhënieve kontraktuale me bizneset për rritjen e numrit të të punësuarve, promovimin e rinisë si fuqi punëtore përmes fuqizimit të Fondit të vetëpunësimit.
Kështu së paku thuhet në dokumentin për “Parimet Programore të Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017 – 2021”, të cilin e ka siguruar Kohavisioni, e të cilin deputetët e PANA-s e kanë dërguar bashkë me kërkesën për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për të shtunën pasdite, kur pritet që të votohet Qeveria.

-
AAK-PSD propozojnë qeveri me 15 ministri dhe reformë në administratë
-
Haradinaj: Qeveria do ta mbështesë programin e Caritasit me komunat
-
Haradinaj mirëpret kritikat nga shoqëria civile, shton se kjo nuk është Qeveri që vajton
-
Qeveria nesër pritet ta votojë projektligjin për dialogun
-
Qeveria paguan borxhin e ujit të familjeve me asistencë sociale