Qeveria gjermane i ka konfirmuar Deutsche Welle-s se është shtyrë pa afat takimi Kosovë-Serbi, në Paris
Në përgjigjen e shkurtër për DW, një zëdhënëse e Qeverisë gjermane tha ndër të tjera edhe se Gjermania dhe Franca do të jenë edhe më tej në kontakt të ngushtë me Kosovën dhe Serbinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë lidhje me takimin e punës të zhvilluar më 19 qershor në Berlin me përfaqësues të Serbisë, Kosovës, Gjermanisë, Francës dhe BE-së, zëdhënësja nuk deshi të japë sqarime.
Më parë mediat kosovare kishin raporutar për një takim të zhvilluar në Berlin për të përgatitur terrenin për takimin e Parisit. Sipas tyre, shkaku i shtyrjes së takimit është mospranimi i Kosovës të pezullojë taksën doganore ndaj prodhimeve të Serbisë.