Qeveria e Kosovës do të veprojë njësojë sikurse shtetet tjera të koalicionit global kundër grupit militant Shteti Islamik (IS) me qytetarët të cilët vazhdojnë të jenë në vatrat e luftës në Siri.
Në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, nga Zyra e kryeministrit Ramush Haradinaj kanë bërë të ditur se janë duke e ndjekur me shqetësim gjendjen e qytetarëve kosovarë atje, mirëpo nuk kanë dhënë përgjigje të qartë, nëse ka ndonjë veprim konkret për kthimin e këtyre qytetarëve në shtëpitë e tyre.
Aty thuhet se Qeveria e Kosovës ka vënë si prioritet dhe është përkushtuar maksimalisht që të mbrojë qytetarët nga ideologjitë ekstremiste, si dhe të parandalojë të gjitha format e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.
Në vatrat e luftës në Siri, ende janë më shumë se 150 burra, gra dhe fëmijë nga Kosova. Këtij numri i shtohen edhe 60 fëmijë të tjerë të cilët kanë lindur në vitet e fundit dhe të cilët së paku njërin nga prindërit e kanë me shtetësi të Kosovës.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në Radio Evropa e Lirë
-
Qeveria ende s’e di nëse do t’i pranojë mbrapsht kosovarët që janë në Siri
-
Rreth 80 persona nga Kosova besohet se janë ende në Siri
-
Kosova bëhet gati t’i kthejë edhe rreth 100 persona tjerë të mbetur në Siri
-
Mbi 150 shtetas të Kosovës vazhdojnë të mbesin në Siri
-
Kthimi i shtetasve kosovarë nga Siria u bë me ndihmën e SHBA-së, 4 prej tyre fëmijë