Komunitetet fetare në Shqipëri do të përfitojnë 1 milion dollarë nga fondet e Qeverisë.
Me anë të një vendimi të Këshillit të Ministrave është përcaktuar që komuniteti mysliman do të përfitojë 300 mijë dollarë nga ky fond, ndërsa për Kishën Ortodokse e atë Katolike si dhe Kryegjyshatën e Bektashinjve do të shpërndahen nga 220 mijë dollarë për secilën, shkruan Konica.al
Ky fond i akorduar nga Qeveria do të përdoret për pagën e administratave të komuniteteve fetare dhe për punonjësit e institucioneve arsimore që kanë në varësi.
Artikuj të ngjashëm
-
Qeveria e Shqipërisë miratoi financimin nga buxheti i shtetit të bashkësive fetare
-
Shqipëria 2.8 milionë banorë ka 611 grupe fetare
-
Qeveria miraton ndarjen e gjysmë milioni euro për Gazën
-
Rama: Shteti bektashian s’e kërcënon askënd, komunitetet fetare s’kanë arsye për shqetësim
-
Qeveria ndan mbi 1 milion euro për bujqit në Luginë