Rreth tri faqe është i përmbledhur plani i Qeverisë për sektorin e shëndetësisë, shkruan sot Koha Ditore.
Në këtë plan të shkurtër nuk janë të përfshira projektet më të rëndësishme të lëna gjysmë.
Nuk është premtuar fare fillimi i zbatimit të Ligjit për Sigurime Shëndetësore, i cili qe rreth tre vjet po dështon të fillojë zbatimin.
Një pjesë e planit të Qeverisë së re është përsëritje e planit të Qeverisë së kaluar. Ish-ministri, Imet Rrahmani, pati premtuar revidimin e Listës Esenciale të Barnave e krijimin e Protokolleve Mjekësore, por që nuk i ka realizuar. Të njëjtën çështje tash e ka në plan ta bëjë Qeveria e re.
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Kodra për gjendjen e shëndetësisë: S’do e bëja dallimin edhe po të ishim pa ministër
-
Mungesa e barnave dhe llogaridhënies – sot në "60 Minuta" me Besim Kodrën
-
Kodra prezanton programin e LDK-së për shëndetësi, ripremton ndërtimin e QKUK-së së re
-
Miratohet Projektligji për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor
-
Dështon shkaku i kuorumit mbledhja e Komisionit për Shëndetësi