Ish të dënuarit në rastin Sopoti janë dëmshpërblyer nga Qeveria. Informacionin e konfirmuan edhe sopotasit edhe Qeveria. Vlera e dëmit për 6 të dënuar arrijnë në 73 milionë denarë (118. 676 euro ), raporton INA.
Prokuroria Speciale në Maqedoni e kishte mbyllur rastin “Sopoti”, duke shpallur të pafajshëm 11 banorët (të gjithë shqiptarë) e fshatit të Kumanovës, të cilët akuzoheshin për terrorizëm. Ata ishin dënuar me mbi 150 vjet burg pasi një mine kishte shpërthyer në fshatin e tyre, duke lënë të vdekur dy ushtarë polakë të forcave të NATO-s dhe një shoqërues civil. Në pafajësinë e tyre kanë ndikuar edhe materialet e përgjuara telefonike, të publikuara nga Kryeministri i tanishëm i Maqedonisë, Zoran Zaev, në vitin 2015.
Në këtë kanë ndikuar edhe materialet e përgjuara telefonike, të publikuara nga kryeministri i tanishëm i Maqedonisë, Zoran Zaev, në kohën kur ishte lider i opozitës në vitin në vitin 2015.
Në një nga bisedat e publikuara, ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe ish-shefi i policisë sekrete, Sasho Mijalkov kishin pranuar se banorët e këtij fshati ishin dënuar në mungesë të provave.
-
Marrëveshje për dëmshpërblimin e shqiptarëve të dënuar në rastin Sopoti
-
Shqiptarët e akuzuar në rastin “Sopoti” të Kumanovës shpallen të pafajshëm
- Vazhdojnë pazaret dhe montimet politike si në kohën e VMRO-së!?
-
Alsat: Anëtarë të Grupit të Kumanovës kërkojnë transferimin në Kosovë
- Një debat absurd kosovar për “rastin e Kumanovës”