Qeveria e Kosovës, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, ka dalë me një deklaratë, ku thotë se respektimi dhe njohja e të drejtave të barabarta për secilin njeri, secilin qytetar të botës, shënon shkallën e lirisë dhe njëkohësisht edhe themelin e demokracisë brenda shoqërive tona.
“Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut është më shumë se një përkujtues se paqja arrihet me barazinë dhe me gëzimin e lirisë në çdo fushë, për çdo njeri, pavarësisht fesë, racës, gjinisë apo orientimeve të njerëzve. Kosova e ka ende të freskët historinë e dhimbjes së pabarazisë, të dhunimit të të drejtave të njeriut dhe luftës për të qenë pjesë e lirisë. Dhe, në më pak se dy dekada Kosova ka treguar shembullin e ngritjes së shtetit të së drejtës, të respektimit të barazisë ndërmjet qytetarëve të saj dhe mbrojtjes së të gjitha shtresave të shoqërisë, në veçanti të atyre që janë më të lëndueshme”, thotë Qeveria në këtë deklaratë.
Qeveria e Kosovës se është e përkushtuar të jetë me qytetarin e saj, në krijimin e mirëqenies për secilin, në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave të shoqërisë tolerante dhe avancimin e të drejtave për secilin.
-
Kurti: Demokracia s'është e fortë pa përfaqësim të barabartë të grave
-
Osmani në Samitin për Demokraci: Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm për sundim të ligjit
-
Kurti: Të drejtat e njeriut janë thelbi edhe themeli i qytetërimit
-
Komunitetet kërkojnë vëmendje, krerët zotohen për përkushtim
-
Vlerësohet shqetësuese gjendja e të drejtave të njeriut në Kosovës