Në këtë fundvit, gjyqtarët e prokurorët serbë kanë nisur punën në veri të vendit, por Ministrisë së Integrimit Evropian (MIE) i është ndalur koha para se të shpallej konkursi për rekrutimin e këtyre gjyqtarëve.
Në një dokument me rëndësi që e ka hartuar tani, ky institucion ka shkruar në të ardhmen, kur i është referuar konkursit, shkruan sot Koha Ditore.
“Më 10 dhjetor 2015 Këshilli Gjyqësor dhe Prokurorial i Kosovës do të shpallë konkurs për pozitat e paplotësuara për 14 gjyqtarë dhe 6 prokurorë, si dhe për 164 pozita për stafin administrativ të gjyqësorit dhe Prokurorisë së Republikës së Kosovës ashtu siç parashihet me marrëveshje”, shkruan në draftin e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA), i cili i referohet periudhës 2018 – 2022.
Dokumenti është finalizuar të premten dhe është vënë në konsultim publik. Çorientimin në kohë Ministria nuk e ka dëshmuar vetëm në rastin e këtyre gjyqtarëve, por edhe në shumë veprime të tjera që i ka prezantuar në këtë dokument... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
- Dioptria negative e BE-së
-
Tri blic-vërejtjet e BE-së
-
BE-ja u bën thirrje partive politike të përmbahen nga presioni mbi KGJK-në për gjyqtarët serbë
-
Britania e shqetësuar me refuzimin e kërkesës së prokurorëve serbë për t’u kthyer në punë
-
Palokaj: Kosova ka përvoja se edhe kur ka pasur të drejtë, është përballur me pasoja për veprimet e bëra