Arbëri

Qeveri e re me sfida të vjetra

Kosova tashmë po mbush një javë që kur është bërë me qeveri të re, e cila do të përballet me sfidat e vjetra.

Para saj janë detyrimet ndërkombëtare dhe këto sipas analistëve nuk mund të tejkalohen pa një konsensus paraprak ndërmjet partive politike, ndonëse pajtimi do të jetë i vështirë për shkak të ndarjeve të thella ndërmjet blloqeve të krijuara para zgjedhjeve të 11 qershorit.

Analistët Naim Rashiti dhe Ilir Ibrahimi kanë folur për Zërin e Amerikës rreth situatës në vend dhe krijimit të institucioneve.