Qeveri e brishtë dhe vështirë e kontrollueshme përballë një opozite të fortë, është vlerësuar marrëveshja për koalicion mes PAN-it, AKR-së dhe minoriteteve, shkruan sot Koha Ditore.
Me gjithë paralajmërimet se kjo javë do të jetë vendimtare sa i përket përmbylljes së seancës konstitutive, e nisur më 3 gusht, të martën nuk ka pasur një njoftim nga administrata e Kuvendit për vazhdimin e seancës, e cila duhet të thirret nga kryesuesi më i vjetër, Adem Mikullovci.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë bazë të rezultatit të zgjedhjeve dhe aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, koalicioni fitues e ka të drejtën e propozimit të kryetar të Kuvendit, para se presidenti ta mandatojë kryeministrin e Qeverisë së ardhshme. Kandidat për postin e kryetarit është Kadri Veseli, ndërkaq i nominuar për shef të Qeverisë është Ramush Haradinaj.
Albert Krasniqi, hulumtues në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), ka thënë se një koalicion prej rreth 20 subjektesh politike e bën një Qeveri shumë të fragmentuar, ku secila prej tyre do të ketë kërkesa për akomodim.
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.