Me datën 21 dhe 22 Shtator 2017, Drejtoria Rajonale e Policisë, Mitrovicë Jugu ka realizuar disa aktivitete me fëmijët e qendrës së “Syndromit Down” në Mitrovicë.
Me datën 21.09.2017, nga ora 10:00, në Drejtorinë Rajonale të Policisë, Mitrovicë kanë qenë në vizitë nxënësit e Qendrës me “Syndromin Down” në përcjellje të prindërve të tyre dhe stafit menaxhues të kësaj qendre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFëmijët fillimisht janë njoftuar me objektin e Drejtorisë Rajonale të Policisë, duke filluar vizitën nga zyra e Drejtorit Rajonal, ku dhe janë mirëpritur nga Drejtori Rajonal, nënkolonel Nehat Thaqi. Pas një fjale rasti nga ana e drejtorit, fëmijët në vazhdim janë njoftuar edhe me njësitë tjera si: në Qendrën e Komunikimit (Bravo Kontroll), ku nga stafi janë njoftuar se si funksionon kjo qendër, duke vazhduar vizitën në zyrën e Krim-teknikës (Forenzikes) rajonale, ku janë njoftuar me të gjitha pajisjet për së afërmi, duke përfunduar me vizitën në zyrën e Njësisë së Reagimit të Shpejt (NJRSH), ku operatoret e kësaj njësie kanë demonstruar para fëmijëve se si funksionon kjo njësi.
Aktiviteti i radhës me fëmijët ka vazhduar edhe me datën 22.09.2017, duke realizuar vizitën në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri (AKSP).
Fëmijët janë njoftuar me rolin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP-së) dhe aktivitetet të cilat zhvillohen për trajnimin e pjesëmarrësve. Gjatë tërë aktivitetit, fëmijët kanë qenë të shoqëruar nga prindërit e tyre si dhe zyrtarët policor të DRP-së -Mitrovicë Jugu.
Për të realizuar të gjitha këto aktivitete dyditore, falënderim i veçantë nga prindërit dhe stafi menaxhues i kësaj qendre është adresuar tek Policia e Kosovës, gjegjësisht Drejtorit Rajonal-Nënkolonel Nehat Thaqi si dhe stafit ndihmës të tij, të cilët janë kujdesur për ftesën, mirëpritjen, organizimin, transportin si dhe agjendën pranë AKSP-së.