Komuna e Lipjanit dhe kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” kanë dështuar ta përmirësojnë gjendjen e furnizimit me ujë të pijshëm.
Reduktimet e ujit vazhdojnë, ndërkaq në autoritetet e ujësjellësit “Prishtina” nuk kanë dhënë shpresë për përmirësim të shpejtë të kësaj gjendjeje, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAktualisht Qendra e Lipjanit ka ujë vetëm 2 orë në ditë sa ka po aq gjatë natës.
Në një reagim të Degës së PDK-së është akuzuar kreu komunal, Imri Ahmeti, se nga 2013 nuk ka arritur të bëjë zgjidhje për këtë problem.
Në KUR “Prishtina” ndërkaq kanë bërë të ditur se kjo gjendje është për shkak të rritjes së konsumit dhe keqpërdorimit të ujit.
Zëdhënësja e KUR “Prishtina”, Arjeta Mjeku-Azizi ka thënë se kjo kompani ka në plan përmirësimin furnizimit me ujë të pijshëm në Lipjan.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)