Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qela: Kosova ka humbur territor në demarkim me Maqedoninë

Zëdhënësi i Komisionit Qeveritar për matjen e territorit të Kosovës, Tomor Qela, ka thënë në Rubikon të KTV-së, se Kosova ka humbur territor në demarkimin e kufijve me Maqedoninë në vitin 2007.

Duke publikuar dokumente shkencore dhe harta të ndryshme, Qela thotë se në matjen e fundit që i është bërë territorit të Kosovë për demarkim me Malin e Zi, ekspertët kanë vënë re se Kosova kishte humbur rreth tre kilometra katrorë në kufi me Maqedoninë.

“Kemi gjetur se në kohën e demarkimit me Maqedoninë, në Debëllde dhe Restelicë kemi humbur mes 2-3 kilometra”, ka thënë ai.

Sipas Komisionit të ekspertëve madhësia territoriale e Kosovës sot është 10905.25 km katrorë.