Arbëri

Qela: 4 deputetë të PDK-së nuk do ta votojnë demarkacionin

Deputeti i Lëvizjes për Bashkim në koalicion me PDK-në Raif Qela, në Interaktiv të KTV-së ka treguar arsyet pse ai dhe tre deputetë të tjerë nuk do ta votojnë demarkacionin.

Ai ka treguar që në takimin e sotëm me ambasadorin amerikan Greg Delawie, ai u ka bërë të qartë qëndrimin amerikan për demarkacionin, dhe e ka konsideruar si çështje të veçantë për Kosovën.

“Na tha të votohet demarkacioni, gjithashtu tha se është e udhës që ne patjetër ta votojmë atë, por pa imponime”, tha Qela.

Ai këtë e konsideron si qëndrim të qartë nga ana e ambasadorit e jo nxitje pasi kjo është në interes të Kosovës.

Qela ka thënë se Delawie ka bërë të ditur se Kosova, sipas tij, do të ketë probleme në integrimet evropiane në rast se nuk votohet demarkacioni.

Deputetët që nuk do ta votojnë demarkacionin janë Raif Qela, Nait Hasani, Labionotë Demi dhe Shaip Muja.

Qela ka thënë se edhe Kadri Veseli ka tentuar të ua ndërroj mendjen, por duke parë qëndrimet e tyre ai hoqi dorë.

"Po edhe Veseli ka tentuar disa herë të na ndërroj mendjen, por e ka parë qëndrimin tim e të tjerëve dhe sigurisht hoqi dorë", tha ai.

“Nesër do të duhej të mbahej mocioni kundër qeverisë, e kjo varet a do t’i ketë votat, tha ai.

Lëvizja për Bashkim do të votoj kundër, pasi përplasjet po vazhdojnë e kjo qështje sipas tij, do t’i bartet gjeneratave të ardhme, e për këtë ka thënë më mirë është të shkohet në arbitrazh.