Zvarritja e marrëveshjes së demarkacionit nuk po pengon vetëm lëvizjes e lirë të kosovarëve drejt Evropës, sipas ekspertit të sigurisë Florian Qehaja.
Ai thotë se transformimi i FSK-së po mbetet prapa pasi kushti i parë është ratifikimi i kësaj marrëveshje të nënshkruar në vitin 2015 në Vjenë.
Qehaja në Rubikon të KTV-së tha se përveç me BE-në, mos ratifikimi i marrëveshjes po pengon edhe raportin me SHBA-në dhe transformimin e FSK-së.
“Demarkacioni është një pengesë për të proceduar tutje edhe transformimin e FSK-së. Demarkacioni është kushti i parë në listë për të proceduar me objektivat e tjera si transformimi i FSK-së. Duhet të gjejmë një formulë e që nëse hipotetikisht qytetarët janë të sigurt se është bërë gabim atëherë ajo duhet të bëhet ndryshe, duhet bërë brenda Kosovës”, ka thënë Qehaja.
- Kurthet në liberalizim - prej demarkacionit deri tek ETIAS-i
-
Pengesat e Kosovës në proceset integruese drejt BE-së
-
Demarkacioni si vazhdimësi e idesë për ndryshim të kufijve
- Ku mbeti liberalizimi i vizave një vit pas ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi
-
BE-ja pritet të vë kusht demarkacionin Kosovë – Serbi