Ekonomia duhet të funksionalizohet sa më shpejt, në mënyrë që bizneset e vogla të shndërrohen në biznese të mëdha dhe në këtë drejtim Kosova duhet të bëjë sa më shumë hapa që të fokusohet në investime sa më të mëdha.
Kështu u tha të mërkurën në turin e dëgjimit me ekspertë të kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, i cili është mbajtur në universitetin “Iliria” dhe ku morën pjesë edhe përfaqësues të odave ekonomike e profesorë të Universitetit “Iliria”.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka përmendur se ekonomia vendore po përballet me papunësi të madhe, bilanc tregtar negativ dhe numër të vogël të investimeve të huaja, raporton KP.
Po ashtu, ai tha se të rinjtë duhet integruar sa më shumë në tregun e punës dhe të ndryshohet gjendja aktuale.
Ardian Hoxha, themelues i disa bizneseve, ka kërkuar që të krijohen sa më shumë vende të punës, ndërsa ka potencuar mungesën e shkollës së mirëfilltë të biznesit.
Ndërsa, Arian Zeka nga Oda Amerikane në Kosovë, tha se ekonomia duhet të funksionalizohet sa më shpejt në mënyrë që bizneset e vogla të shndërrohen në biznese të mëdha. Sipas tij, 85% e ndërmarrjeve të vogla kanë 1-3 punëtorë.
Edhe
Veseli: Ekonomia ka nevojë për një fillim të ri
Ai ka theksuar se tregun e punës e pengon norma më e lartë e pagesave, qoftë në institucione apo ndërmarrje publike.
Ermal Sadiku, inxhinier softuerik i cili punon për kompani të huaja, tha se Kosova duhet të bëjë hapa sa më shumë të fokusohet në investime sa më të mëdha.
“Inxhinieria softuerike është i vetmi profesion që mund të realizosh prej Kosovës pa qenë aty”, tha ai.
-
Veseli: Ekonomia ka nevojë për një fillim të ri
-
Veseli: Qeveria ime do të ndihmojë bizneset e vogla për t’u zhvilluar dhe hapur vende të reja pune
-
Veseli: Nga autostradat, të kalojmë tek investimet për zhvillimin e ekonomisë
-
Veseli bën thirrje për forcim të luftës kundër korrupsionit, thotë se ikjet nga Kosova po bëhen sepse ka humbur besimi