Përveç shumë deponive ilegale të mbeturinave në tërë Kosovën, një gjendje jo e mirë mbetet edhe nëpër pyetjet e Kosovës. Kjo pasi edhe nëpër pyje qytetarët hedhin mbeturina.
Mbeturina të shumta shihen edhe në fotografitë e realizuara nga një banor i fshatit Gllobar të Drenasit, i cili ka thënë se përveç vizitorët që hedhin mbeturina, pyjet afër këtij fshati janë bërë edhe deponi mbeturinash për banorët, transmeton ksp.
“Derisa përmendet pastrimi nga mbeturinat nëpër Kosovë, si dhe ndëshkimi i atyre që gjuajnë mbeturina në vendet publike, pyjet në këtë fshat janë të harruara. Aty është katastrofë e vërtet. Mbeturinat hedhen edhe nga banorët të cilët nuk paguajnë kompaninë që ka dërguar kontejnerët por hedhin mbeturinat në këto pyje të bukura”, ka thënë njëri nga banorët që ka dërguar fotografitë.
{gallery}
-
Banorët kërkojnë nga Komuna e Prishtinës qytet pa mbeturina
-
Numri i deponive ilegale rritet për 13 për qind
-
Komuna e Drenasit paralajmëron masa për zjarret e qëllimshme dhe sabotimin e ndriçimit publik
-
Një qytetar has në pesë bomba në Junik, largohen nga ekipet e deminimit
-
Deponia në flakë, duhej të mbyllej më 2007