Vështirë e kalueshme ishte rruga që të çon për në qendrën e skijimit në Brezovicë.
Qytetarë të shumtë janë detyruar të ecin në këmbë deri në qendrën e skijimit, duke i lënë veturat me kilometra larg, raporton KTV.
Vizitorët thonë se autoritetet kompetente është dashur që ta pastrojnë rrugën.
Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, Ilir Morina, ka thënë se ndonëse nuk është obligim i tyre, ata kanë bërë pastrimin e rrugëve, parkingjeve dhe hapësirave të nevojshme për automjete dhe autobusë.
Pastrimi i rrugës, sipas tij, është bërë gjatë mbrëmjes së të premtes.
Morina ka thënë se kanë për qëllim të marrin nën menaxhim qendrën e skijimit në Brezovicë.
Ndryshe, rruga për Brezovicë ka qenë e mbyllur më 2 dhe 3 janar.