Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pushuesit e 1 Majit lanë pas vetes shumë mbeturina

Edhe këtë vit vendet më të bukura të Kosovës janë shfrytëzuar si zona turistike për 1 Maj, por që janë shndërruar në deponi mbeturinash, raporton KTV.

Aty ku kanë qëndruar njerëzit, i kanë lënë mbeturinat prapa. Mbrojtësit e ambientit fajësojnë institucionet komunale që nuk sigurojnë shporta të mjaftueshme. Pavarësisht se Ministria e Mjedisit në vitin 2015 kishte nxjerrë një udhëzim administrativ për shqiptimin e gjobave mandatore ndaj secilit person që hedh mbeturina, gjendja vazhdon të jetë e njëjtë, pasi udhëzimi nuk po zbatohet. Përveç inspektorëve të kësaj ministrie, të drejtën për shqiptimin e gjobave e ka edhe Policia e Kosovës. Kohavisioni ka kërkuar statistikat për numrin e gjobave që janë shqiptuar nga këto dy institucione, por as Ministria e as Policia nuk kanë kthyer të dhëna.