Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pushteti prezanton projektet e realizuara - qytetarët kërkesat

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka mbajtur takimin përmbyllës për punën njëvjeçare të Ekzekutivit, të martën.

Në këtë takim Ahmeti i ka njoftuar qytetarët për të gjitha projektet e realizuara gjatë këtij viti të cilat, sipas tij, kanë ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve, por edhe për sfidat, të cilat e kanë përcjellë këtë institucion, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas kreut të Lipjanit, Imri Ahmeti, secili fshat gjatë 2017-s ka përfituar projekte të ndryshme infrastrukturore si: rrjet të kanalizimit, asfaltim të rrugëve, ujësjellës, fusha sportive, ndërtim të shkollave etj. Ndërkaq, nga ana tjetër, qytetarët e Komunës së Lipjanit me këtë rast kanë ngritur një varg ankesash të reja rreth disa telasheve me të cilat po përballen për çdo ditë.

Xhevat Zeqiri, banor nga Lipjani, me këtë rast ka thënë se zhurma e kafeneve pas orës 22:00 po i shqetëson të gjithë banorët, prandaj rreth kësaj çështjeje duhet të merren masa urgjente nga Inspektorati i komunës.

“Për çdo natë banorët në qendër të qytetit po përballemi me zhurmë të madhe nga muzika e kafeneve, e cila nuk kontrollohet nga askush. Banorët janë ankuar disa herë rreth kësaj çështjeje, madje edhe nëpër media, mirëpo deri tashti nuk janë marrë parasysh ato”, ka thënë midis të tjerash Zeqiri... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)