Komuna e Gjakovës, e përkrahur nga OSBE misioni ne Kosove, ka organizuar punëtorinë në ngritjen e kapaciteteve të kryetarëve të këshillave lokal të Komunës së Gjakovës e cila u mbajt dje, me datë 13 korrik 2017,njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.
Në hapjen e punëtorisë, nënkryetari Armend Vokshi, potencoi çështjet që kanë të bëjnë me shërbimet komunale digjitale, të drejtën qytetare për qasjen në dokumentet zyrtare, pjesëmarrjen në proceset vendimmarëse si dhe bashkë-rendimin e takimeve të rregullta me përfaqësuesit e bashkësive lokale. Në pjesën kryesore të punëtorisë, pjesëmarrësit patën rastin të përcjellin modulin e trajnimit për ciklin e menaxhimit të projektit e ofruar nga zyrtarët e OSBE-së, Art Kupa dhe Driton Marku.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy takim, është pjesë e projektit të OSBE-së që zbatohet në disa komuna të Kosovës dhe synon forcimin e mekanizmave pjesëmarrës lokalë.