Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet dhe mbështetur nga projekti “Të ndalojmë dhunën ndaj fëmijëve” i përkrahur nga BE dhe UNICEF ka zhvilluar punëtoritë me akterët kyç të institucioneve dhe shoqërisë civile në komunën e Prishtinës, Gjilanit, Ferizajt, Prizrenit dhe Mitrovicës me temën “Referimi i fëmijëve viktima të dhunës, identifikimi i nevojave dhe shërbimeve adekuate”, njofton kumtesa nga KOMF, transmeton Koha.net .
Synimi i punëtorive ishte fuqizimi i kapaciteteve të institucioneve dhe OJQ-ve në referimin e rasteve të fëmijëve viktima të dhunës, identifikimin e nevojave dhe shërbimeve përkatëse si dhe rritja e bashkëpunimit, koordinimit midis profesionistëve dhe organizatave që punojnë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve.
Tryezat përfshin diskutime rreth abuzimit fizik, seksual, psikologjik dhe lënies pas dore të fëmijëve.
Pjesëmarrës në punëtori ishin përfaqësues të institucioneve përgjegjëse për identifikimin, referimin dhe mbrojtjen e fëmijëve viktima të dhunës, përfshirë përfaqësues nga Drejtoritë e Arsimit, Qendrat për Punë Sociale, Mbrojtësit e Viktimave, Shërbimi Sprovues, Policia e Kosovës dhe organizatat jo qeveritare.
-
KOMF i bën thirrje Kuvendit të miratojë Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve
-
KOMF-i sjell qëndrimet e akterëve lidhur me rishikimin e legjislacionit për mbrojtje sociale
-
KOMF për rishikim të legjislacionit që adreson dhunën ndaj fëmijëve
-
KOMF alarmon institucionet për mbylljen e shërbimeve sociale
-
KOMF hapi fushatën “?? ?? ?????” dedikuar punëtorëve socialë