Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Punëtorët shëndetësorë këmbëngulës për zbatimin e Ligjit të ri të Pagave

Prishtinë, 4 dhjetor - Sot është mbajtur një takim i Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës me drejtorët e institucioneve shëndetësore që janë në varësi të SHSKUK-së, Federatën Sindikale të Shëndetësisë dhe Odën e Mjekëve të Kosovës.

Sipas njoftimit, pikë e vetme e rendit të ditës ishte diskutimi në lidhje me fillimin e zbatimit të Ligjit të ri për Paga, i cili ka filluar të zbatohet nga data 1 dhjetor.

Qëndrim i përbashkët i të pranishmëve ishte se ky Ligj është i mirëseardhur për të gjithë profesionistët shëndetësorë dhe se presin që në fund të këtij muaji punëtorët shëndetësorë të marrin pagat me rritje.

Në takim u tha se tendencat për të pezulluar zbatimin e këtij Ligji janë të papranueshme dhe kanë për qëllim të dëmtojnë progresin e arritur në drejtim të përmirësimit të përgjithshëm të mirëqenies së punëtorëve shëndetësorë.

Të pranishmit në takim u bënë thirrje të gjitha institucioneve vendimmarrëse të jenë të kujdesshme dhe mos ta pengojnë zbatimin e këtij Ligji për interesa të grupeve të ndryshme.

{gallery}

Artikuj të ngjashëm