Federata Sindikale e Postë Telekomit të Kosovës organizon sot para objektit qendror në Dardani një protestë kundër vazhdimi të kontratës me Z-Mobile.
Gjatë protestës ata do të shpalosin kërkesat e tyre drejtuar institucioneve përgjegjëse dhe afatet për përmbushjen e tyre, si dhe hapat e mëtutjeshëm të kësaj sindikate nëse dikush pretendon ta vazhdojë kontratën me Z-Mobile.
Sindikalistët kanë paralajmëruar se 30 korriku do të jetë dita kur ndërmarrja ku ata punojnë do të lirohet nga kontrata me Z-Mobile.
Kryetari i FSP të PTK-së, Lamih Balaj, deklaroi se punëtorët janë të bashkuar dhe të vendosur të largojnë krimin e korrupsionin nga Telekomi pavarësisht çmimit që duhet të paguajnë.
Balaj tha se edhe kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, kërkon që të shkëputet kontrata, por ka informacione se edhe brenda bordit ka njerëz që duan që Telekomi të lirohet nga po kjo kontratë.
-
Punëtorët teknikë pezullojnë grevën
-
Azemi: Greva e punëtorëve teknikë të shkollave në Prishtinë do të vazhdojë derisa të dalin pagat
-
Nesër në grevë punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë
-
Punëtorët teknikë dhe të sigurimit paralajmërojnë largim kolektiv nëse pagat nuk rriten në 600 euro
-
Punëtorët e RTK-së kërkojnë përfshirjen në pagën e 13-të