Me motoçikleta dhe vetura, punëtorët e Postës së Kosovës sot kanë protestuar dhe kanë dorëzuar në Kuvend të Kosovës një peticion me një mijë nënshkrime me anë të së cilit kanë kërkuar shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Autoritetit të Konkurrencës, dhe kryetarin e saj, Valon Prestreshi.
Kryetari i Sindikatës së Postës Etrit Hoti tha, transmeton kp, se përveç peticionit të cilin e kanë dorëzuar sot, kanë ngritur edhe padi ndaj vendimit arbitrar për mbylljen e zyrave të Postës nëpër institucione publike.
Ai tha se ky vendim skandaloz në interes të tri-katër kompanive private është në dëm të një mijë punëtorëve të Postës.
Sipas Hotit vendimi i AKK për favorizimin e tri kompanive private ka dëmtuar postën në vlerë prej 500 mijë euro.