Punëtorët e larguar nga KEDS-i kanë njoftuar se sot nga ora 10:00 do të kthehen në vendet e tyre të punës, prej nga u larguan rreth dy vite më parë.
“Fatkeqësisht Bordi i KEDS-it nuk respektoi urdhrin nga Gjykata që t'i ftojë në punë brenda 3 ditëve, më datë 23 nëntor 2018, kur edhe e mori këtë urdhër dhe ne jemi të detyruar që fatin tonë ta marrim në dorë vetë, gjithnjë duke respektuar të gjitha Aktvendimet e Gjykatave. Kjo gjendje është bërë e pa durueshme për punëtorët. Bordi i kësaj kompanie po sillet sikur të ishte ‘sulltanat’ në vete brenda shtetit tonë”, thuhet në njoftimin e këtyre punëtorëve.
Me rastin e këtij aktiviteti, punëtorët do të mbajnë edhe konferencë për media, para ndërtesës së KEDS-it në orën 10:00.
-
Kushtetuesja brenda javës pritet të vendosë për çështjen e ish-punëtorëve të KEDS-it
-
Punëtorët e larguar nga KEDS-i protestojnë para Gjykatës Kushtetuese
-
KEDS-i të respektojë vendimin e Gjykatës për kthimin e punëtorëve në punë, thonë deputetët
-
Punëtorët e larguar të KEDS-it me protestë kërkojnë kthimin në punë
-
Punëtorët e larguar të KEDS-it protestojnë për mosrespektimin e vendimit të gjykatës për kthim në punë