Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Punëtorët e KOSTT-it të premten në protestë, kërkojnë paga më të larta

Foto: Koha

Dy sindikata të punëtorëve të KOSTT-it kanë paralajmëruar një protestë për të premten, pasi që kanë thënë se nuk pajtohen më rritjen e përshkallëzuar prej 3 deri 15%, që ata kanë thënë se është aprovuar e u është kumtuar të mërkurën punëtorëve nga kryeshefi ekzekutiv.

Ata kanë thënë se kërkesat e tyre kanë qenë që rritja e pagave në vlerë prej 20% të bëhet vetëm për stafin jomenaxherial dhe në këtë mënyrë të zvogëlohet hendeku në mes të pagave në kompani.

“Rë dy sindikatat e KOSDTT-it, bashkë me punëtorët, kanë kërkuar rritje page prej 20%, vetëm për stafin jomenaxherial, krejt kjo për të zvogëluar hendekun e madh dhe të padrejtë të pagave në kompani, ndërmjet stafit jomenaxherial në njërën anë dhe stafit menaxherial dhe menaxhmentit të lartë në anën tjetër”, thuhet në njoftimin për protestë që u është përcjell punëtorëve.

Sipas tyre vendimi i aprovuar nga kryeshefi, për rritje të pagave e ka thelluar hendekun mes paga të stafit menaxherial dhe atij jomenaxherial.

Në njoftim thuhet se paga me e lartë në KOSTT është sa trefishi i pagës më të ultë.

Në njoftim thuhet se protesta do të mbahet të premten në orën 11:00 para ndërtesës kryesore të KOSTT-it.