Kanë 20 krerë lopësh, e prej tyre brenda ditës thonë se po nxjerrin mbi 120 litra qumësht të freskët, të cilin më pas po e shesin.
Janë 6 vëllezërit nga fshati Breznicë e Komunës së Obiliqit, të cilët po kultivojnë kultura të ndryshme bujqësore, raporton KOHA.
Naim Krasniqi si vëllai më i madh në familje, thotë se atë që e kishin trashëgim të parët e tyre, po e vazhdojnë edhe të rinjtë.
Naimi tregon për racën e lopëve që ka, e që sipas tij raca simental i përshtatet më së miri ambientit të vendit.
Qumështin që e nxjerrin në mbrëmje e ruajnë në një pajisje ku qëndron i ftohur.
Pos prodhimit dhe mbajtjes së lopëve, familja Krasniqi merret edhe me bletari.
Vite më parë e nisën me 2 bletë, e tani sasia e tyre është shtuar dhe kanë 45 koshere bletësh.
Edhe
Dhitë alpine franceze, burim të ardhurash për familjen e fermerit pensionist nga Vushtrria
Ata edhe hapësirat e tokës nuk i kanë lënë pa i punuar.
Remzi Krasniqi thotë se mjedrën të cilën e mbollën është bimë 10-vjeçare, e nga e cila ka pasur shumë përfitime viteve të kaluara.
Ata tashmë njihen për shitje të produkteve dhe blerjen thonë se nuk e praktikojnë, ngase edhe produktet e tjera të nevojshme për konsum ditor, sikurse specat dhe domatet, i mbjellin dhe i kultivojnë vetë.