Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Publikohet hulumtimi “Nevojat e Tregut të Punës”

Ministri i MPMS-së Skender Reçica, sot mori pjesë në publikimin e hulumtimit të Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), “Nevojat e Tregut të Punës” , transmeton Koha.net.

Në të pasqyrohen të gjeturat e trendit të ndërmarrësisë vendore dhe të huaja 2000-2016, trendi i punësimit 2006-2016, trendi i remitencave 2008-2016, trendi i investimeve të huaja 2008-2016 e gjetje tjera, njofton kumtesa ministrore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky hulumtim është mbështetur nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Synimi kryesor i këtij hulumtimi ishte identifikimi i nevojave në tregun e punës.

Reçica, me këtë rast theksoi se hulumtimi i nevojave të tregut të punës është një ndër faktorët kryesorë, i cili në realitet duhet të përcaktojë edhe rrjedhën e aftësimeve profesionale dhe shkollimin e nxënësve në bazë të nevojave të tregut të punës.

“Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka paraparë që në kuadër të planit qeverisës dhe planit për zbatimin e Reformës së Agjendës Evpropiane të realizoj një hulumtim të nevojave të tregut të punës. Për hulumtimin e nevojave të tregut të punës MPMS ka angazhuar Aleancën Kosovare të Bizneseve dhe disa organizata tjera. Ky hulumtim dhe hulumtimet tjera janë një pikënisje në drejtim të zbatimit të Strategjisë Sektoriale dhe Planit të Veprimit të punësimit, duke treguar nevojat reale për drejtimet, të cilat bizneset ndjejnë mungesë të fuqisë punëtore”, tha ndër të tjera ai.