Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Publikohet harta e vendeve më të rrezikshme në botë, Kosova në kategorinë e mesme

Është zbuluar harta e re, për vitin 2020, me shtetet më të rrezikshme në botë.

Libia, Somalia, Sudani Jugor dhe Republika e Afrikës Qendrore, të gjitha në kontinentin e Afrikës, janë vendet më të rrezikshme, sipas “Travel Risk Map” (“Harta e Rrezikut të Udhëtimit”), shkruan mediumi britanik “The Independent”.

E krijuar nga ekspertët globalë për rrezikun, organizata “International SOS”, harta radhitë sigurinë e vendeve përmes tri kritereve të ndryshme: mjekësore, sigurimit dhe siguria në rrugë, transmeton Koha.net.

Për dy kategoritë e para, vendet janë vlerësuar deri në numrin 5, ndërsa siguria në rrugë vlerësohet deri në 4 bazuar në normën e vdekshmërisë në 100,000 njerëz.

Shtetet e përmendura më sipër, kanë shënuar nivelin më të ulët të sigurisë për secilën kategori: “shumë lartë” për rrezikun sigurimit mjekësor gjatë udhëtimit; “ekstrem” për rrezikun e sigurisë së udhëtimit; si dhe mbi 25 (vdekje në 100,000) për rrezikun e sigurisë rrugore.

Edhe Vendet më të rrezikshme për të udhëtuar më 2020, Kosova e Shqipëria me rrezik të mesëm Arbëri Vendet më të rrezikshme për të udhëtuar më 2020, Kosova e Shqipëria me rrezik të mesëm

Në anën tjetër të spektrit, Islanda, Norvegjia, Finlanda, Danimarka, Zvicra, Luksemburgu, Sllovenia, Andorra dhe Svalbardi, të gjitha këto vende kanë shënuar sigurinë më të lartë në tri kriteret e cekura më lartë.

Gjithashtu, sipas “International SOS”, sa i përket rrezikut për siguri në udhëtime, Kosova është radhitur në kategorinë mesatare. Sipas hartës më poshtë, në këtë kategori përfshihet edhe Novi Pazari e deri te Plevla (Sanxhaku).

Image

“Travel Risk Map” është publikuar së bashku me sondazhin e “Ipsos MORI Business Resilience Trend Watch” të më shumë se 1,300 bizneseve vendimmarrëse për udhëtimet.

Diku rreth 51 për qind e të anketuarve, besuan se rreziku për shëndetësi dhe siguri është rritur gjatë vitit të kaluar, ndërsa 47 për qind e tyre parashikuan rreziqet – duke përfshirë kërcënimet e sigurisë, trazira civile dhe gjeopolitike – do të rriten gjatë vitit të ardhshëm

Vendet me rrezikshmëri të lartë në siguri:

Libia,

Somalia,

Sudani Jugor,

Republika e Afrikës Qendrore,

Mali,

Siria,

Edhe Shtetet më të rrezikshme për t’u vizituar në vitin 2024 Kuriozitet Shtetet më të rrezikshme për t’u vizituar në vitin 2024

Jemeni,

Afganistani.

Vendet me rrezikshmëri të ulët në siguri:

Islanda,

Norvegjia,

Finlanda,

Danimarka,

Zvicra,

Luksemburgu,

Sllovenia,

Andorra,

Edhe Shqipëria konsiderohet një shtet me rreziqe të mesme, Kosova - të ulët Arbëri Shqipëria konsiderohet një shtet me rreziqe të mesme, Kosova - të ulët

Svalbardi,

Grenlanda.