Organizata jo-qeveritare INPO sot përmes një konference ka publikuar doracakun për “Fuqizimin e Pjesëmarrjes Publike në Vendimmarrje”, për nivelin lokal të qeverisjes.
Doracaku shtjellon pjesën ligjore, teorike dhe praktike të pjesëmarrjes qytetare në proceset vendimmarrëse duke paraqitur praktika të mira se si duhet realizuar pjesëmarrjen qytetare në vend.
Ky doracak i referohet zyrtarëve komunalë dhe organizatave të shoqërisë civile (OShC), por mund të shfrytëzohet edhe nga akterë të tjerë, përfshirë qytetarët e rëndomtë, transmeton KP.
Drejtorja ekzekutive e INPO-së, Albulena Nrecaj, theksoi se angazhimi i INPO-së që nga fillimi ka qenë fuqizimi i pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset vendimmarrëse, me qëllim që qytetarët të kenë mundësi që të avokojnë për çështje sociale, politike, ekonomike, transparencë dhe llogaridhënie në institucione publike.
- Monitorimi nga shoqëria civile: Një hap thelbësor për meritokracinë e proceseve rekrutuese në administratën publike
-
KDI: Komunat nuk e shohin të rëndësishme pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset vendimmarrëse
-
INPO: Komunat nuk hartojnë planin e prokurimit konformë kërkesave ligjore
-
Kërkohet pjesëmarrje më e madhe e grave në vendimmarrje
-
PDK-ja fton qytetarët e komunave në balotazh të dalin të votojnë