Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e mbajtur sot, nuk e ka vendosur në rend të ditës interpelancën e kërkuar nga Grupi Parlamentar i LDK-së lidhur me sjelljet e një anëtari të Qeverisë. Neni 44 i Rregullores së Punës së Kuvendit e përcakton qartë mënyrën e caktimit të interpelancës, njofton kumtesa partiake transmeton Koha.net.
Kërkesa për interpelancë është bërë më 7 dhjetor 2017. Brenda 7 ditëve është dashur që Qeveria të japë përgjigje, pra deri më 16 dhjetor 2017. Në të kundërtën, brenda 7 ditëve Kryesia e Kuvendit e vendos në rend të ditës në seancën e radhës.
Interpelanca është kërkuar për zëvendëskryeministrin Dardan Gashi, i cili ka gjuajtur me armë në një aheng në shtëpinë e Fatmir Limajt.