Nënkryetarja e Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Vjollca Shala, pas mbledhjes së Komisionit për Arsim, ku debatuan për gati tri orë me përfaqësues të Qeverisë, ka thënë se kryetari Rrahman Jasharaj nuk ishte prezent për shkak të angazhimeve të tjera.
Për debatin e zhvilluar në Komision, Shala ka thënë se do të mbajnë një diskutim me këshillin grevist.
“Jasharaj është edhe kryetar i këshillit grevist të BSPK-së dhe ka pasur angazhime tjera për këtë arsye nuk ishte në takim dhe unë si nënkryetare isha e pranishme. Ne mbajmë takime të vazhdueshme me kryetar të sindikatave të nivele komunale. Sot gjithsesi ne mbajmë takim përgjigjen e marrim pasi të konsultohen kryetarët e sindikatave me anëtarësinë punëtorët e arsimit”, ka thënë ajo pas përfundimit të mbledhjes.
Në mbledhjen e Komisionit të Arsimit pati shumë debat mes palëve. Mbledhja përfundoi pa ndonjë rezultat.
-
Jasharaj: Pagat e mësimdhënësve në Kosovë të jenë së paku sa të atyre në Shqipëri
-
SBASHK-u paralajmëron Qeverinë: Rritje pagash ose veprime sindikale, s’përjashtohet greva
-
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, do të raportonte Bordi i ZRRE-së
-
SBASHK-u kërkon rritje pagash
-
Lista Serbe kërkon që zgjidhja për arsimin paralel të kërkohet në dialog