Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pse opozita e Ferizajt nuk pajtohet me rrënimin e një objekti të vjetër

Ky objekt deri në vitet e 70-a shërbeu si spital për ferizajasit. Kohëve të fundit, ai është shndërruar në objekt për narkotikë dhe prostitucion, ndërsa disa herë i është vënë edhe flaka, raporton KTV.

Për të evituar ndonjë rrezik, që u kanoset qytetarëve dhe duke mos lejuar të ndodhë rasti i njëjtë sikurse në Prizren, ku humbi jetën një fëmijë trevjeçar, komuna ka marrë vendim që ta rrënojë atë.

Me rrënimin e këtij objekti nuk po pajtohet opozita e kësaj komune, sipas së cilës, objekti është dashur të ruhej dhe të ndaheshin mjete për rinovimin e tij, meqë paraqet vlerat e qytetit.

Megjithëkëtë, ekskavatorët e porositur nga komuna kanë rrënuar një pjesë të tij.

Ndërsa, këtë hapësirë prej pesë ari, komuna planifikon që nëse i lejohet t'ia japë në shfrytëzim për një vit kompanisë "Ambienti", me të cilën është bashkë-aksionare për ta shfrytëzuar si parking për vetura.