Takimi i fundit i Hashim Thaçit, Aleksandar Vuçqit dhe Federica Mogherinit është mbajtur më 31 gusht.
Atëherë, transmeton Koha.net, ndërmjet dy kryetarëve, ishte arritur pajtimi për zbatimin e Marrëveshjes së Jurisprudencës vënia në jetë e të cilës filloi më pas.
Po në atë raund bisedimesh, përcjell “novosti” i Beogradit, ishte arritur pajtimi që deri në fund të vitit të përfundojnë punimet rreth hapjes për trafik të urës në Ibër, në Mitrovicë.
Ura, sipas të gjitha gjasave, nuk do të hapet gjatë këtij viti dhe ende nuk ka ndonjë datë të re për hapjen eventuale të saj.
Artikuj të ngjashëm