Studiuesit e gjuhës, Bardh Rugova e Rrahman Paçarizi, njëherësh të dytë ligjërues në Universitetin e Prishtinës treguan pengesat që po hasin nga institucionet e Kosovës për hapjen e departamenteve të gjuhës shqipe.
Rugova në Rubikon të KTV-së foli për rastin e Zagrebit e Lubjanës, për çka, siç thotë ai, është çdo gjë e gatshme. Duhet vetëm një shtytje nga shteti i Kosovës, thotë Rugova.
“Ne kemi pengesa për të hapur departamentin e shqipes në Zagreb, në Lubjanë. Kemi biseduar me rektorët e universiteteve, madje edhe me ambasadorin e Sllovenisë janë shumë të interesuar, por diku rrugës në institucionet e Kosovës humbet interesimi dhe nuk mund të bëhet një gjë e tillë”, ka thënë Rugova.
E, Paçarizi flet për studentët të cilët vijnë në Kosovë për të mësuar shqipen. Sipas tij, shuma e nevojshme për të mbuluar shpenzimet e tyre mund të mbulohet lehtësisht, mirëpo kjo nuk po bëhet.
“Te rasti i Zarës ne i kemi sensibilizuar edhe përmes vizitave atje, edhe përmes seminarit. Këtu është një situatë krejt absurde, 100 studentë që vijnë ta mësojnë shqipen gjatë 2 javëve të seminarit për t’u ushqyer. kushtojnë 9 mijë euro, është një shumë e papërfillshme dhe institucionet e Kosovës nuk shprehin gatishmëri për ta mbuluar këtë shpenzim. Besoj që secili biznesmen në Kosovë mund ta mbulojë këtë”, ka thënë ai.
E kjo, sipas Paçarizit, kushton shumë më lirë se çdo vizitë e çdo delegacioni të shtetit.
-
Në Seminarin ndërkombëtar për gjuhën kërkohet rimëkëmbja e shqipes
-
Biseda për hapjen e degëve shqip e kroatisht në Zagreb e Prishtinë
-
Mësimi i kroatishtes në Prishtinë i hap rrugë shqipes në Zagreb
-
Nis mësimi i kroatishtes në Universitetin e Prishtinës
-
Paqarizi: Tradita 43 vjeçare e Seminarit të Gjuhës duhet të vazhdojë - Rektorati i UP-së të reflektojë