Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pse nuk mund të ketë pajtim në mes Kosovës e Serbisë, sipas Surroit

Publicisti e shkrimtari, Veton Surroi në Rubikon të KTV-së përmend arsyet pse Kosovë e Serbia nuk mund të pajtohen.

Sipas tij janë tri çështje.

“Elementi i parë është njohja me të kaluarën, nuk mund të ketë pajtim nëse nuk flitet për viktimat, nëse Serbia që si shtet ka ndërmarrë veprime me të cilat janë kryer krime kundër njerëzimit në Kosovë”, ka thënë ai.

“Dhe çështja e tretë është e projeksionit të ardhmërisë, ne nuk mund ta shohim një ardhmëri të sunduar nga Serbia”, thotë Surroi.