Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pse mjekët nuk dëshirojnë të punojnë në spitalet rajonale

Mosinteresimi i mjekëve për të punuar nëpër spitalet rajonale ka alarmuar Shërbimin Spitalor Klinik Universitar, raporton KTV.

Në konkursin e fundit të shpallur nga SHSKUK-ja, për 28 specialistë të fushave të ndryshme nuk ka pasur fare aplikantë për disa pozita si në spitalin rajonal të Gjakovës, Mitrovicës dhe atë të Ferizajt.

Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës, ishte kërkuar 1 specialist i ORL-së dhe një i radiologjisë, por nuk pati të interesuar.

Gjithashtu në Ferizaj nuk pati aplikant për kirurg të përgjithshëm.

Ndërsa në Spitalin e Mitrovicës nuk kishte të interesuar për specialistë të neurologjisë, ORL-së dhe për repartin e infektives.

Mirëpo, një gjë e tillë nuk ndodhi kur SHSKUK-ja kërkoi specialistë për spitalet e saj. Shpend Fazliu thotë se do të vazhdojë të shpallë konkursin dhe do të insistojë në plotësimin e këtyre vendeve të punës.

Edhe SHSKUK thotë se specialistët s’janë të interesuar të punësohen në Spitalet e Përgjithshme Arbëri SHSKUK thotë se specialistët s’janë të interesuar të punësohen në Spitalet e Përgjithshme

Drejtorët e këtyre klinikave thonë se po përballen me mungesa të mëdha të specialistëve të disa fushave.