Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pse Kosova nuk e di ende numrin e të sëmurëve nga kanceri

Numri i të prekurve me sëmundjet malinje konsiderohet të ketë shënuar rritje në mbarë botën, derisa në Kosovë për vite të tëra nuk kishte të dhëna dhe nuk dihej gjendja, raporton KTV.

Kjo si pasojë e mosraportimit nga institucionet shëndetësore, të cilat i trajtojnë këto sëmundje. Por një projekt që ka nisur prej vitesh, tash është në fazën finale dhe përmes tij, pritet të evidentohen të gjitha rastet.

Për ministrin e Shëndetësisë, Imet Rrahmani, ky është një hap tutje për planifikim me të mirë sa i përket luftimit të kancerit. Anëtari i bordit nacional për kontrollin e kancerit, Emrush Kryeziu, tha se një projekt i tillë ka munguar shumë. Mbështetje për regjistrin e sëmundjeve të kancerit, institucioneve u është dhënë edhe nga zyra e OBSH-së në Kosovë.