Josep Borrell, ish-president i Parlamentit Europian ka thënë se Katalonja nuk mund të krahasohet me Kosovën, e as me Lituaninë e Algjerinë.
Ka treguar pse.
“Katalonja nuk është sikurse Lituania, Kosova apo Algjeria. Nuk është territor i okupuar apo i militarizuar”, ka thënë Borrell, në demonstratën përmbyllëse në Barcelonë, në të cilën organizata “Civil Catalana” kishte mbledhur rreth 1 milion njerëz.
“Nëse jeni mbledhur në këtë numër kaq të madh këtu është mirë t’i tregojmë botës se ne nuk mendojmë si nacionalistë, ne jemi qytetarë të Katalonjës”, tha Borrell.
Artikuj të ngjashëm