Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pse janë të zemëruar punëtorët e Gjykatës Rajonale të Mitrovicës

Kalimi i marrëveshjes së punës nga akt emërimi në kontratë pune i ka zemëruar punëtorët e Gjykatës Rajonale të Mitrovicës, raporton KT.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, ata kalojnë nga punëtorë civilë në teknikë, me të cilën nuk po pajtohen.

Fadil Salihi, punëtor në këtë gjykatë thotë se për ta sqaruar këtë kontratë kanë kërkuar ndihmën e institucioneve përgjegjëse, mirëpo, deri tash nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.

Madje 47 punëtorët e Gjykatës Rajonale kanë bërë edhe një peticion.

“Kemi bërë peticion kundër kësaj kontrate. Prej administratës na është thënë se Bashkësia Evropiane ka thënë se është ngarkuar stafi civil dhe tash këta e kanë gjetur formën më të lehtë përmes neve”, ka thënë Salihu.

Ndryshimet në kontrata janë të bazuara në ligjin e punës në kategorinë e: mirëmbajtësve, dorëzuesve, sigurimit dhe shoferëve.

Edhe Kritikohen punësimet e komunave me tenderë Arbëri 1 j. më parë Kritikohen punësimet e komunave me tenderë

Kryetari i Sindikatave të Punëtorëve të Juridikaturës tha se kanë insistuar që kjo kategori e punëtorëve të gjykatave të mos kalojë në shërbyes teknikë.

Mirëpo, drejtori i Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Shkëlzen Maliqi, i ka thënë KTV-së nëpërmjet telefonit, se sektorët e këtyre punëtorëve nuk do të kalojnë në privatizim si dhe kontratat do të jenë të përhershme, andaj nuk kanë arsye të shqetësohen.