Kryetari dhe nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti dhe Dukagjin Gorani kanë takuar sot në Prishtinë, publicistin Veton Surroi dhe Luan Shllakun, drejtor ekzekutiv të Fondacionit për Shoqëri të Hapur (KFOS) në Kosovë.
Gjatë takimit, siç njofton kumtesa, u konstatua domosdoshmëria që Kuvendi i Republikës të ketë rol qendror në procesin e dialogut me Serbinë.
“Duke e shpjeguar Projekt-rezolutën e paraqitur nga PSD-Nisma-Alternativa, përfaqësuesit e PSD-së vlerësuan nevojën e përfshirjes së shoqërisë civile në procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë. Rezoluta dhe ligji për dialogun mundësojnë përfaqësim gjithëpërfshirës, vendimmarrje konsensuale dhe platformë shtetërore, në përputhje me interesin e përgjithshëm të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e dërguar nga PSD-ja.
Partia Socialdemokrate, vlerësoi iniciativën e Surroit dhe Shllakut, për të kontribuar pozitivisht në procesin e dialogut me Serbinë, me mbështetje në ekspertizë strategjike, duke mundësuar resurse nga një spektër i gjerë lokal dhe ndërkombëtar, drejt arritjes së marrëveshjes eventuale për njohje reciproke me Republikën e Kosovës.
-
PSD-ja kërkon përfshirjen edhe të shoqërisë civile në dialogun me Serbinë
-
KFOS-i me plan për platformë konsensuale për dialogun
-
Shoqëritë civile në Kosovë e Serbi kërkojnë përkushtim serioz në dialog për marrëveshje finale
-
Shoqëria civile i kërkon Kurtit qartësim të qëndrimeve për dialogun
-
Opozita e pabindur për pjesëmarrje në dialog