Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PSD-ja dorëzon “në Kryeministri” peticionet e vjetra të VV-së

Partia Socialdemokrate (PSD), i dorëzoi qindra peticione para objektit të Qeverisë, rreth marrëveshjeve që i kundërshtonte Lëvizja Vetëvendosje.

Një nga peticionet që PSD-ja e dorëzoi është kundërshtimi i marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, në vitin 2015.

Në peticionet që i ka dorëzuar PSD-ja, shihet i nënshkruar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti./eo/

 

? PSD-ja dorëzon “në Kryeministri” peticionet e vjetra të VV-së përmes të cilave kundërshtoheshin marrëveshjet Kosovë - Serbi ? Foto: Alban Bujari | KOHA

Posted by Koha.net on Monday, June 27, 2022

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, në një adresim pas dorëzimit të këtyre peticioneve pranë objektit të Qeverisë, ka kujtuar se mbi 205 mijë nënshkrime të qytetarëve të Kosovës, të cilët i kanë kundërshtuar marrëveshjet, ndër të cilët nënshkrues ishte edhe kryeministri Albin Kurti.

“Ne sot këtu i kemi sjellë mbi 205 mijë nënshkrime të qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët e kishin kundërshtuar në mes tjerash edhe këtë marrëveshje. Kurrë më shumë se sot Albin Kurti duhet ta ketë parasysh që s’ka mandat për këto marrëveshje, që s’ka mandat për të bërë marrëveshje etnike në Kosovë dhe po ashtu i ka mbi 205 mijë qytetarë të Kosovës, në mesin e tyre edhe veten e tij që e kanë kundërshtuar”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm