Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Protestuesit nga Kuvendi tek Policia e Tiranës

Foto: Reuters

Me nisjen e seancës së Kuvendit të Shqipërisë, në Tiranë ka nisur edhe protesta e opozitës jashtë godinës së Parlamentit.

Dëgjohen thirrje kundër qeverisë, teksa protestuesit mbajnë pankarta në duar dhe flamuj kombëtar.

Ndërkohë janë shënuar edhe incidentet e para, pasi protestuesit janë përplasur me policinë, si edhe kanë hedhur shashka para Kuvendit.

“Rama ik”, dëgjohen thirrjet e tyre, teksa kanë tentuar të çajnë edhe kordonin e policisë.

Në protestë marrin pjesë edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ish-kryeministri Sali Berisha.

Protestuesit rreth orës 13 e 30 janë larguar nga Kuvendi duke u zhvendosur para Policisë së Tiranës.

Ndërkohë që protesta e opozitës është zhvendosur tek Drejtoria e Policisë së Tiranës, ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Edhe Tensione në protestën e Partisë Demokratike në Shqipëri, 25 të arrestuar e 11 policë të lënduar Arbëri 6 muaj më parë Tensione në protestën e Partisë Demokratike në Shqipëri, 25 të arrestuar e 11 policë të lënduar

Përmes një postimi në Twitter, Lleshaj ka ftuar qytetarët që të mbështesin policinë.

“Ftoj qytetarët që të mbështesin Policinë e Shtetit në luftën e përbashkët kundër krimit për një Shqipëri normale. Mirënjohje për dinjitetin dhe përkushtimin e punonjësve të PSH.

Protestat e verbra që godasin deputetë, institucione dhe policë, sjellin vetëm një rezultat. Ato pengojnë shumë policë që të merren me detyrën e tyre kryesore, që është lufta kundër krimit.”, përfundon Lleshaj.