Banorët e lagjes së Veternikut sot protestojnë për shkak të, siç thonë ata, kanalizimit të hapur i cili po kalon në afërsi të lagjes.
Banorët nëpërmjet një njoftimi thonë se kanalizimi i hapur përpos që po shkakton kundërmim të madh, po ashtu po i mbledh edhe mushkonjat, si dhe është potencial për ndonjë epidemi.
“Në këtë pjesë është e paraparë që të ndërtohet rruga A. Kërkojmë nga komuna e Prishtinës që urgjentisht të e mbyll kanalizimin e pastaj mund të vazhdon me ndërtimin e rrugës. Kërkohen afate të sakta për këtë punë. Protesta mbahet më 22 tetor, te ura ku kalon kanalizimi, konkretisht afër spitalit Amerikan, ora 11:00”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Banorët e Veternikut në kryeqytet paralajmërojnë protestë më 22 shtator
-
Banorët e Veternikut me protestë kërkojnë rregullimin e kanalizimit – paralajmërojnë masa tjera
-
Banorëve në Kalabri të Prishtinës po u pamundësohet qëndrimi normal në lagje për shkak të kanalizimit
-
Banorët në “Lagjen e Spitalit” protestojnë për kanalizim, bllokojnë rrugët
-
Vërshimet në Prishtinë, problemi me pusetat e bllokuara