Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) organizon protestë paqësore para Gjykatës së Apelit në Prishtinë për të kërkuar drejtësi për Donjeta Pajazitin.
Protesta mbahet sot, në ora 09:30.
Gjykata Themelore në Pejë, në mars të këtij viti, e ka shpallur Naser Pajazitin të pafajshëm në akuzën për vrasjen e Donjeta Pajazitin në vitin 2015 ndërsa e ka dënuar me 2 vjet e 4 muaj burg në akuzën tjetër për armëmbajtje pa leje.
Donjeta Pajaziti ishte gjetur e vdekur në bjeshkët e Strellcit të Deçanit në dhjetor të vitit 2015, gjashtë javë pasi ishte raportuar e zhdukur nga familjarët.
Aktakuza ndaj Naser Pajaziti thoshte se derisa Donjeta Pajaziti ishte duke shkuar në punë, i akuzuari kishte ndalur veturën dhe e kishte marrë atë “duke ecur në këmbë në drejtim të fshatit Strellc i Epërm”.
“Kur arrin te Kroni i Lajthisë e privon me armë dhe duke shtënë dy herë në kokë e me pas për të humbur gjurmë të njëjtën e mbulon me disa drunj, dhe largohet nga vendi i ngjarjes”, kishte thënë prokuroria në njërën nga seancat gjyqësore.
Edhe
Protestuesit në “Drejtësi për Donjetën” thonë se shteti neglizhoi rastin e saj
Përveç veprës penale të vrasjes së rëndë, Naser Pajaziti akuzohet edhe për dy vepra tjera të armëmbajtjes pa leje.
Në njërën nga seancat gjyqësore të këtij rasti, vëllai i Donjeta Pajazitit e kishte grushtuar të dyshuarin për vrasje, Naser Pajaziti, derisa ky i fundit po largohej nga salla e gjyqit.
-
Kërkohet përgjegjësi institucionale për rastin e Donjeta Pajazitajt
-
RrGK: Të kthehet në fuqi burgimi i përjetshëm për vrasësin e Donjeta Pajazitajt
-
I akuzuari për vrasjen e Donjeta Pajazitajt dënohet me burgim të përjetshëm
-
Përplasje në seancën e rigjykimit të Naser Pajazitajt për vrasjen e Donjeta Pajazitajt