Partia Demokratike e Kosovës ka thirrur protestë kundër deklaratave të Shkëlzen Gashit.
PDK-ja, dhe disa qytetarë që kanë publikuar video në rrjete sociale kanë lëshuar pikërisht në orën 21:00 "Marshin e UÇK-së" në shenjë proteste kundër Shkëlzen Gashit, këshilltarit tashmë të shkarkuar të kryeministrit në detyrë Albin Kurti i cili një ditë më parë tha se udhëheqësit dhe pjesëtarët e UÇK-së kanë kryer krime dhe kanë vrarë serbë civilë të pafajshëm.
Kjo protestë u thirr mbrëmë nga Rinia e PDK-së.
“Këto deklarata dhe mbështetja e Shkëlzen Gashit për raportin e senatorit Dick Martyt kundër UÇK i cili raport është hedhur poshtë nga Prokuroria e Gjykatës Speciale, ka ngjallur reagime të shumicës së qytetarëve dhe partive politike, me përjashtim të shumë aktivistëve e zyrtarëve të Vetëvendosjes që kanë dalë në mbrojtje të deklaratave të Shkëlzen Gashit”, thuhet në një reagim të PDK-së.
* Lipjan, protestë me “Marshin e UÇK-së” kundër deklaratave të Gashit
-
Policia në Drenas sulmohet nga protestues të PDK-së
-
Reagime të shumta ndaj deklaratës që çoi në shkarkimin e Gashit
-
OJQ-të kërkojnë të ndalohet linçimi publik ndaj aktivistit Shkëlzen Gashi
-
Selimi: Disa qarqe po bëhen kinse po merakosen për UÇK-në, por nuk ishin kështu kur asaj ia formuan Gjykatën Speciale
-
Kurti shkarkon Shkëlzen Gashin