Organizata ORA në bashkëpunim me të rinjtë dhe shoqërinë civile në Ferizaj, sot do të mbajë protestë paqësore kundër fenomenit të gjakmarrjes.
Organizata nëpërmjet një njoftimi thotë se vëllavrasja së fundmi ka filluar të shqetësojë jashtë mase vendin tonë, e veçanërisht të rinjtë, që pretendojnë të ecin përpara e të jenë pjesë e shoqërisë europiane.
“Ftojmë të gjitha t’i bashkëngjiten kësaj proteste paqësore dhe të reflektojmë së bashku kundër kësaj dukurie që po merr jetë të rinjsh dhe po shkatërron familje. Protesta mbahet në sheshin ‘Adem Jashari’, në Ferizaj, duke filluar nga ora 11:30”.
Artikuj të ngjashëm
-
Kërkohet paraburgim ndaj 24 vjeçares në Ferizaj që dyshohet për vrasjen e të dashurit
-
Vritet një 32-vjeçar në Ferizaj, arrestohen e dyshuara 24 vjeçe dhe babai i saj
-
Arrestohet një i dyshuar në Ferizaj pasi rrahu babanë e ish-bashkëshortes
-
Rrahje mes disa personave në Ferizaj, sekuestrohet një pistoletë
-
Në Prishtinë marshohet për të drejtat e grave