Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Protestë e banorëve të “Bregut të Diellit” për hapësirën e gjelbër

Banorët e lagjes “Bregu i Diellit” në Prishtinë të dielën nuk kanë lejuar që të vazhdojnë punimet që janë duke u bërë për zgjerimin e rrjetit të koogjenerimit. Ata i kanë ndaluar ekskavatorët të ndërhyjnë në hapësirën e gjelbër që e kanë përreth, raporton KTV.

Kompania kontraktuese i ka ndërprerë përkohësisht të dielën punimet, derisa zyrtarë të saj kanë thënë se për veprimet e tjera, do të vendosë ndërmarrja “Termokos”.

Banorët e lagjes “Bregu i Diellit” në kryeqytet, kanë kundërshtuar vazhdimin e punimeve për zgjerimin e rrjetit të koogjenerimit nga “Termokos”-i në lagjen e tyre.

Shkak për këtë është bërë hapësira e gjelbër që e kanë pranë objekteve banesore.

Banorët janë shprehur kundër që drunjtë dhe pemët e tjera që thonë t’i kenë mbjellë vetë, të shkatërrohen.

Ata kanë thënë se do t’i vazhdojnë kundërshtimet nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.

Kompania kontraktuese të dielën i ka ndërprerë përkohësisht punimet, derisa zyrtarë të saj kanë thënë se për veprimet e tjera do të vendosë ndërmarrja “Termokos”.

KTV-ja ka provuar të marrë një qëndrim nga “Termokos”-i, por zyrtarë të ndërmarrjes nuk kanë kthyer përgjigjeje gjatë ditës.

Artikuj të ngjashëm